Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova nderon Epopenë e UÇK-së, Osmani dhe Kurti shkojnë sot në Prekaz

Shkruar nga Newsbomb
Kosova nderon Epopenë e UÇK-së, Osmani dhe Kurti shkojnë

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministria dhe Presidenca përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se këto homazhe do të bëhen sot në orën 10:00.

Derisa në orën 12:00 Kurti dhe Osmani do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nder të Epopesë. Me këtë rast para deputetëve do të flasë dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Në orën 12:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”.

Po ashtu deputetëve dhe të pranishmëve pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.