Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova miraton rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

Shkruar nga Newsbomb
Kosova miraton rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot me asnjë votë kundër rezolutën për njohjen e gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullsisë civile në Srebrenicë.

Rezoluta që dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut, është miratuar me 89 vota pro. Vetëm pak para votimit, deputetët e Listës Serbe kanë braktisur sallën e Kuvendit.

Pika numër e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.

Ndërsa pika e katërt thotë se, “ndjen dhe shprehë pikë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Albin Kurti tha se masakra e Srebrenicës në Bosnje është masakra më e madhe që ka ndodhur në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Kurti u shpreh se dënimi i krimeve gjenocidale që po bëhet në Kuvendin e Kosovës, duhet të jetë i përhershëm nme qëllim që të mos ndodhin kurrë më.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll