Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas votimit në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, foli edhe për zhvillimet në Republikën e Kosovës, ku Kuvendi miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda vendit.
Vuçiç tha se serbët nga Kosova treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë dhe jo për kryeministrin e Kosovës.
Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të mëdha”.