Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kosova miratoi Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, Vuçiç: Ka qenë e pritshme, le të vazhdojnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ka qenë e pritshme që Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutën, e cila dënon gjenocidin në Srebrenicë, por shtoi se është befasuar që një rezolutë të tillë e ka miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi.

“Siç kam deklaruar dhjetë ditë më herët, kur një Rezolutë e tillë u miratua në Parlamentin e Malit të Zi, se do të ketë vërshime rezolutash kundër Serbisë në shumicën e parlamenteve në rajon, ku secili mundet që qartësisht të shprehet se serbët kanë kryer gjenocid për ta sulmuar Serbinë. Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit.

Kuvendi i Kosovës sot miratoi rezolutën për Srebrenicën, ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë më vitin 1995.

Një rezolutë e cila ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor.

Më shumë

spot_img
spot_img