Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova me President të ri, e konfirmojnë mediat kosovare: Janë siguruar 80 votat për Vjosa Osmanin

Shkruar nga Newsbomb
Kosova me President të ri, e konfirmojnë mediat kosovare: Janë

Mediat kosovare kanë raportuar se në Kosovë është gjetur marrëveshja për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Sipas tyre, Albin Kurti i ka siguruar 80 votat që duhen për të zgjedhur Vjosa Osmanin në krye të shtetit, me seancën plenare që do të fillojë në orën 17:00.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjatë seancës plenare në Kuvend u votua dy herë në raundin e parë të votimeve, por nuk u arrit numri 80 i votave që duhej për të kaluar të paktën në raundin e dytë.

Për postin e Presidentit të Kosovës garojnë Nasuf Bejta dhe Vjosa Osmani, me këtë të fundit që është edhe kandidatura më e përfolur për të qenë Presidentja e re e vendit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll