Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kosova lehtëson masat anti-Covid, lejohen dasmat, ja sa persona mund të marrin pjesë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria në Kosovë ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se në dy javët e fundit, numri i rasteve pozitive ka rënë për 65 për qind dhe është marrë vendimi që të lehtësohen masat.

“Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet e qëndrueshme, me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive. Ulja e rasteve pozitive në dy javët e fundit krahasuar me dy javët paraprake ka shënuar një rënie për rreth 65 për qind. Në një situatë të tillë, duke iu referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKSHPK, propozojmë vazhdimin e lehtësimit gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por njëkohësisht kontroll të shtuar”, ka deklaruar Vitia.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

Më shumë

spot_img
spot_img