Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Kosova lë pas Shqipërinë/ Siguron 2 milion vaksina, Hoti: Do të vaksinojmë 20 mijë persona në ditë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8d580a4414bafef77799dbae13e1c33e

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka lajmëruar se kanë arritur të sigurojnë 1 milion e 855 vaksina kundër koronavirusit.

Në një konferencë për media, Hoti tha se ditën e djeshme janë konkretizuar marrëveshjet për sigurimin e vaksinave.

“Dje janë konkretizuar marrëveshjet me Pfizer për 535 mijë vaksina, edhe me Austrinë për 600 mijë vaksina, si dhe me COVAX më herët janë kryer proceduar për 720 mijë vaksina”, tha Hoti.

Ai tha se fillimisht do të vaksinohet stafi mjekësor e pastaj do të vijnë me rradhë kategoritë e tjera të përcaktuara.

 “Ashtu si na vijnë sasitë e vaksinave do të kryhet vaksinimi i qytetarëve. Fillimisht mjekë dhe stafi tjetër shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat që kanë rrezikshmëri të lartë e cila përcaktohet nga lista e sëmundjeve”, tha Hoti.

Hoti shtoi se synojnë që brenda dite të vaksinohen 20 mijë qytetarë.

“Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore është ta vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda dite”, tha Hoti.

Vaksinat pritet që të arrijnë në fillim të muajit shkurt.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img