Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Kosova lë pas Shqipërinë, e konfirmon ministri i Shëndetësisë: Kemi siguruar mbi 1.2 milionë vaksina kundër koronavirusit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

703ed16b3f05a05c5386f74d98b0c7f2

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Kosova deri më tani ka arritur të sigurojë 1 milionë e 220 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Kjo do të thotë se Kosova ka lënë pas Shqipërinë, me vendin tonë që ka siguruar vetëm 500 mijë doza, ku pjesa e parë pritet të vijë në javën e tretë të janarit.

Zemaj theksoi se është përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar t’i shtohen 1 mijë e 500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësorë për 608 punonjës.

Postimi i plotë i Armend Zemaj:

Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti Covid!

Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend.

Nga 1586 mostra të marra brenda 24 orëve, 253 kanë rezultuar pozitive, 646 kanë fituar betejën me Covid 19, ndërsa kemi dy vdekje.

Qytetarë të nderuar,

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19.

Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës.

Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën.

Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid.

Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit  jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore.

 

Më shumë

spot_img
spot_img