Mes programeve reality show të cilët mund të shihen në platformat televizive vetëm me kod, është futur edhe “Big Brother”.
Tani ky realiti show do të mund të ndiqet vetëm me kod, njësoj siç ndodh me programet për të rritur.
Vendimi është bërë publik sot dhe është marrë nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), raporton organizata joqeveritare “Betimi për Drejtësi”.
Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se ndryshimi i rregullores u bë me qëllim që të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor dhe moral.
Sipas Komisioni i Pavarur i Mediave, të gjitha programet reality shoë duhet të jenë të koduara sepse mund të ndikojnë te gjuha dhe sjellja e fëmijëve.