Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova ia del sërish, asnjë humbje jetë dhe 2 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Kosova ia del sërish, asnjë humbje jetë dhe 2 raste të reja

Dy raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete.

Ky është bilanci i situatës pandemike në 24 orët e fundit në Kosovë.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 qytetarë të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.241.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.

-Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.

-Në total numri i rasteve aktive është 162.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll