Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Kosova futet në librin Guinness, ja vajza që e mundësoi

spot_img

Lajme të ngjashëm

d5687f63e44d0033a71e2a720de92bd3

Kosova tashmë zyrtarisht mban rekordin botëror për lulen origami më të madhe në botë, të punuar nga Arbnora Fejza-Idrizi.

Fejza-Idrizi nga Skenderaj, me këtë lule me diametër prej 8.7 metrash, mposhti Francën, që mbante këtë rekord me lulen origami me diametër prej pesë metrash.

Para ditë ditësh Fejza-Idrizi mori certifikatën zyrtare të Librit të Rekordeve “Guinness”, të cilën e prezantoi sot para qytetarëve të Skenderajt.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se tani e tutje Skënderaj do të njihet jo vetëm për trimëri por edhe për talent.

Ndërkaq Arbnora Fejza Idrizi, autorja e punimit, u shpreh e emocinuar, duke thënë se është krenare që arriti ta përfaqësojë Skenderajn dhe Kosovën.

Ajo shpjegoi se punimet e luleve Origami janë të njohura vetëm në Japoni dhe Kinë por ajo ka arritur që të përmbushë synimet e saj dhe të realizojë lulen.

Ajo po ashtu tha se po punon në një rekord të ri, për vazon më të madhe në botë me lule të punuara nga flamuj që kanë njohur shtetin e Kosovës.

“Iu them të rinjve mos u dorëzoni sepse me punë të gjitha ëndrrat mund të realizohen”, tha ajo.

arbnora-780x439.jpg

arbnora-certifikata.jpg

maxresdefault.jpg

 

 

Më shumë

spot_img