Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova feston 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Shkruar nga Newsbomb
Kosova feston 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Republika e Kosovës sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Më 17 shkurt 2008, deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shpallën vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ky akt u kontestua nga Serbia e cila kërkoi edhe vlerësimin e ligjshmërisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në korrik të vitit 2010 kjo gjykatë konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Nga viti 1999 kur edhe Kosova u çlirua nga Serbia deri në shpalljen e Pavarësisë, vendi u administrua nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, ndërsa pati paralelisht institucionet e saj demokratike - Kuvendin, Presidentin dhe Qeverinë.

Për nder të këtij përvjetori janë organizuar një sërë aktivitete nga institucionet e vendit.

Fillimisht aktivitetet do tw nisw me ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Me pas në bazë të agjendës shtetërore te aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës mbahen homazhe në në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, të varri i Presidenit Rugova si dhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës.

Do të mbahen edhe aktivitete sportive si Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës në Prishtinë, Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes. Në Han të Elezit, Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut Prishtinë, Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike në Viti.

Për nder të 13-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut” dhe ndarja e çmimeve vjetore për letërsi nga MRKS-ja në Prishtinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll