Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Kosova e pafat edhe përballë Andorrës, ndahet me barazim në “Fadil Vokrri”

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar në Prishtinë sfida mes Kosovës dhe Andorrës. Dardanët u ndalën sërish nga një barazim 1-1. Rezultati nuk tregon lojën e vërtetë që bëri ekipi i Gires. Kosova prodhoi shumë raste dhe aksione por ishin mjaft të pafat për golin e avantazhit.

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol me Kosovën që bëri presing në gjysmë fushën e miqve. Në të dytën tekniku Gires futi Zhegrovën në lojë dhe gjithçka ndryshoi. Ishte pikërisht ai që zhbllokoi sfidën në të 58-tën pas një kundërsulmi.

Por festa u mbyll shpejt sepse pas dy minutash Andorra barazoi nga një goditje dënimi me një top që u devijua në rrjetë me kokë nga Sosas.

Kosova u hodh e tëra në sulm më pas por pa gjetur rrjetën. Patën mjaft raste, me të gjitha mënyrat madje pretenduan edhe penallti por rezultati nuk ndryshoi. Me këtë barazim Kosova shkon në kuotën e 2 pikëve pas barazimit të parë të parë në Izrael.

Më shumë