Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova do aplikojë në vjeshtë për anëtarësimin në UNESCO

Shkruar nga Newsbomb
Kosova do aplikojë në vjeshtë për anëtarësimin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka bërë me dije se Kosova në vjeshtën e vitit të ardhshëm do aplikojë për tu bërë anëtare e UNESCO-s.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj si shtet do të dëshmohet më tepër nga ky anëtarësim dhe shetet e tjera do njohin më tëpër shqiptarët e Kosovës.

“Unë besoj që në mundësinë e radhës duhet të aplikohet.E ajo mundësi është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, kjo për shkak se konferenca e përgjithshme e UNESCO-s takohet çdo 2 vjet dhe kjo është mundësia për aplikim. Aplikimi në Këshillit e Evropës në Bashkimin Evropian, NATO e shumë shpejt edhe në UNESCO,janë veprime të natyrshme për ta konfirmuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për aplikimin e Kosovës për statusin e kandidatit për anëtar në Bashkimin Evropian, i cili do të ndodhë gjatë këtij muaji.

“Besoj që në të njëjtën logjikë duhet të vazhdojmë edhe me UNESCO-n dhe me organizatat tjera institucionale e ndërkombëtare”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll