Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kosova dhe Shqipëria “ia bëjnë BAM”, sot dita e hapjes së tregut të energjisë, ja sasitë që qarkulluan vendet

Shkruar nga Newsbomb
Kosova dhe Shqipëria “ia bëjnë BAM”, sot dita e

Shqipëria dhe Kosova, ditën e sotme, shënuan një hap të madh përpara në tregun e përbashkët energjetik. Në Prishtinë, në një ceremoni jo të zakontë, për shkak të ndryshimeve të mëdha që do të ndodhin me këtë bashkëpunim të rëndësishëm ekonomik, u shënua një hap cilësor me ALPEX, bursën shqiptare të Energjisë ku Shqipëria dhe Kosova po formësojnë një çift tregtar konkurrues, të vetmin e këtij lloji në komunitetin energjetik, raporton newsbomb.al.

ALPEX, bursa shqiptare, e krijuar ligjërisht në 2020, është në pronësi të dy operatorëve të sistemeve të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

E në këtë ditë të parë, sipas të dhënave që vijnë nga Kosova, plot 8.6 MWH janë drejtuar nga Shqipëria në Kosovë, por mbi të gjitha 1,153.6 MWh, kanë pasur drejtimin e kundërt, nga Kosova drejt Shqipërisë.

Shifra këto që flasin qartë për konkurrueshmërinë e madhe që do ti vijë Shqipërisë nga prodhimi i energjisë në tregun kosovar.

Deri tani në tregun e bursës shqiptare të energjisë, janë regjistruar 22 kompani, të cilat janë të regjistruara në Shqipëri dhe Kosovë. Zyrat e bursës janë në Tiranë, ndërkohë që në website të saj, jepen të dhëna të detajuara për mënyrën e operimit dhe kriteret e pranimit në të, duke përfshirë edhe fee vjetore që shkon për anëtarët 10 mijë euro.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (në vijim referuar si ALPEX) është struktura përgjegjëse për menaxhimin dhe administrimin e Tregjeve të organizuara të Energjisë Elektrike në Shqipëri, e licencuar nga ERE në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës sh.a (në vijim referuar si KOSTT) ka Licencën përkatëse të Operatorit të Tregut për operimin dhe organizimin e Tregjeve të organizuara të Energjisë Elektrike në Kosovë. KOSTT-i me Licencën e Operatorit të Tregut ka transferuar ALPEX-it (nëpërmjet ALPEX sh.a – Dega në Kosovë) të drejtat dhe detyrimet për operimin dhe organizimin e Tregjeve të organizuara të Energjisë Elektrike në Kosovë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese