Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova dhe Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave

Shkruar nga Newsbomb
Kosova dhe Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore, nesër

Sot është heshtje zgjedhore në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër qytetarët do t’i drejtohen kutive të zgjedhjeve për kryetarët e rinj të komunave kryetarët e rinj të komunave.

Për 38 komunat  janë certifikuar 166 kandidatë, ndërsa garat më të forta do të zhvillohen në komunat më të mëdha Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 në Kosovë, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban:

– 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

– Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ndërsa në 1.824.864 persona në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtën e votës

Në garë janë 303 kandidatë për kryetarë dhe 567 këshilltarë komunalë. Që të shpallët fitues një kandidat duhet të fitojë 50% të votave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu