Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
20 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Kosova bëhet problem për Republikën Çeke, ministri i Jashtëm ‘shuplakë’ presidentit Zeman: Nuk e tërheqim njohjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

8f4664f3da27f3849ef5fe0079a6cdbe

Republika Çeke nuk do të tërheqë njohjen e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke konfirmon nëpërmjet një reagimi zyrtar se njohja e Kosovës si shtet është totalit e ligjshme dhe nuk ka arsye të bëhet prapakthehu.

“Qeveria e Republikës së Çekisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka dhënë pëlqimin për vendosjen e raporteve diplomatike. Është njohje ‘de jure’, pra është njohje e plotë dhe përfundimtare nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Republika e Çekisë asnjëherë nuk e ka tërhequr njohjen ndaj ndonjë shteti”, thuhet në faqen e ministrisë.

Jo vetëm kaq, por Ministria e Jashtme e Rep.Çeke thekson se është e interesuar për të respektuar marrëveshjet ndërkombëtare me Kosovën.

“Republika e Çekisë pa dyshim që ka një interes për të respektuar marrëveshjet ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, përfshirë këtu edhe obligimet që dalin nga bashkëpunimi dypalësh”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, që drejtohet nga Tomas Petriçek.

Gjatë një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kreu i shtetit çek Milos Zeman deklaroi para mediave se vendi i tij mund të rishikojë njohjen e Kosovës si shtet. Ndërkohë kryeministri çek Andrej Babis dhe ministri i jashtëm Petriçek iu kundërpërgjigjën Zemanit duke shtuar se Rep.Çeke nuk ka arsye të tërheqë njohjen e shtetit të Kosovës.

Për shkak të deklaratave të presidenti çek Milos Zeman, Kosova bojkotoi Samitin e Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor në Pragë.

Më shumë

spot_img