Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka liruar nga qelia ish-drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka. Mësohet se gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Qurdukën nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Tre zyrtarë, duke përfshirë ish Drejtorin Dashamir Xhika, dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan Albens Alite dhe Aksel Qurduka, u arrestuan disa muaj më parë, pasi akuzohen për korrupsion në lidhje me autostradën Tiranë-Elbasan.
Zyrtarët u kallëzuan nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Sondazh
Poll