Hapësire reklamuese

Aktualitet

Korrupsioni në autostradën Tiranë-Elbasan/ Kërkoi lirimin e zyrtarit, Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e avokatit

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda lë në burg ish zyrtarin Allbens Alite, i arrestuar për  çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

 

 Avokati i Alites kishte bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij. Kërkesa vinte pasi Alite kishte përfunduar 6 muaj paraburgim.

Ndërkaq, gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokati, duke e lënë atë në burg.

Tre zyrtarë Dashamir Xhika, dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan Albens Alite dhe Aksel Qurduka, u arretsuan disa muaj më parë, pasi akuzohen për korrupsion nëlidhje me autpstradën Tiranë-Elbasan.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.