Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

“Korrupsioni, mal problemesh në Shqipëri”, Yuri Kim duartorket në konferencë ministren Gjonaj: Keni punën më të vështirë, por keni treguar vullnet

spot_img

Lajme të ngjashëm

713548c4c2aafe061c3a549099c28ff6

Ambasadorja Yuri Kim ka folur me superlativa për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion. Diplomatja e SHBA i ka thënë Gjonajt se ajo ka nodoshta punën më të vështirë në Shqipëri por ka treguar vullnet.

“Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri.

Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet. Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, tha ambasadorja e SHBA dhe kërkoi nga të pranishmit të duartrokisnin ministren.

Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria.

“Është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë. Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”, tha Kim.

Më shumë

spot_img