Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KORRUPSION me ndërtimet pa leje: Bien në pranga dy inspektorë të bashkisë Kamëz, kërkonin rryshfet për ndërtimet (EMRAT-DEKLARATA E POLICISË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c227d34c5463b02b5ecda867a0c05ebd

Dy inspektor të IKMT-së në Kamëz janë arrestuar nga Policia, pasi Prokuroria e Posaçme SPAK ka urdhëruar ndalimin e tyre dhe i akuzon për shpërdorim detyre.

Mësohet se në pranga kanë rënë dy inspektorët, Dritan Nikolli dhe Ermal Baci.

Nga hetimet e kryera nga SPAK dhe Policia, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Ne foto: Dritan Nikolli (majtas) – Ermal Baci (djathtas)

asdasdasda.jpg

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

– Dritan Nikolli., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë;

– Ermal Baci, 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img