Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Korrigjimi i kufijve, Pendarovski: E kundërshtoj kategorikisht, sjell konflikt në rajon

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se kundërshton kategorikisht mundësinë për ndryshimin e kufijve si zgjidhje për problemet e rajonit, pasi sjell konflikte të reja.

‘Ide më të keqe se kjo nuk kam dëgjuar. Të gjithë e dimë se ndryshimi i kufijve, kudo që të ndodh është recetë për konflikt. Sikur të mundej kjo gjë të zgjidhej në tryezë deri më tani do të zgjidhej. Por, kjo ide, sipas informacioneve të cilat i kam, nuk ka mbështetje as tek faktorët vendimmarrës në Evropë dhe në SHBA’, ka thënë në në intervistë për RTK-në, Stevo Pendarovski.

Ai shtoi se ndjen kënaqësi që së shpejti do ta ketë mundësinë të jetë presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut që do ta vizitojë Kosovën.

‘Më vjen mirë që do të jem presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut i cili do të ketë mundësi ta vizitojë Kosovën. Receta për sukses në integrimet evropiane është bashkëpunimi, në radhë të parë me vendet fqinje’, ka deklaruar Pendarovski, presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski paralajmëroi se personalisht do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën  dhe me Shqipërinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll