Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Korrigjimi i kufijve, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kundër idesë së Thaçit

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehet kundër idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ide e presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një deklarate për media, Këshilli shprehet se mbështet qëndrimin e qeverisë shqiptare për këtë çështje. Korrigjimi i kufijve është interpretuar si shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, por Thaçi e ka mohuar një gjë të tillë.

Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit të kufijve”, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në opinionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptarë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korrigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtarë.

Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me pergjegjësi këtë proçes i cili është shumë i rendësishëm për stabilitetin në rajonin tonë.

Përmbushja me sukses sfidave të brendëshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracise dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës.


Më shumë