Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Korri” sukses si aktor, ylli i Hollivudit Brad Pitt i futet muzikës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasi pati një karrierë të suksesshme si aktor dhe producent, ylli i Hollivudit, Brad Pitt, di t’i futet industrisë së muzikës.

Aktori 57-vjeçar është bashkuar me producentin muzikor fitues të çmimit “Emmy” Damien Quintard për të rihapur “Miraval Studios” – objekti legjendar i regjistrimit të vendosur në Château Miraval në Correns, Francë, që ka organizuar seanca për Pink Floyd, Sting dhe Cranberries.

Studioja, e cila u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm i Château Miraval, Jacques Loussier, mbeti kryesisht e papërdorur për dy dekada derisa Pitt dhe Quintard vendosën të rinovojnë hapësirën për muzikantët për të bërë regjistrime të reja.

Në një deklaratë për shtyp, Quintard tha se ai foli për këtë me Pitt kur të dy u takuan në Paris.

“Ishte një moment intensiv ku ne thjesht folëm dhe folëm për zërin. Isha i habitur se sa i ndjeshëm dhe i saktë ishte ai në analizën e tij të muzikës”, tregoi Quintard.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img