Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Korrespondenca e DEA-s: Pronari i bananeve përdor kompaninë për të sjellë KOKAINË me SHUMICË në Shqipëri, magazinat e drogës i ruan “Klani i Fierit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania “Bana King” e shqiptarit me banim në Amerikë, Trifon Murataj, u kap në ditët e fundit të dhjetorit 2021 me një sasi prej 119 kg kokaine në kontejnerët me banane. Sipas gazetarëve të kronikës, ajo ishte vetëm pjesa që mbeti, sepse një sasi disa herë më e madhe është grabitur në Portin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur mes datave 28-29 dhjetor 2021 dhe më datë 31 dhjetor në ambientet e kompanisë në pronësi të Trifon Murataj, në Vaqarr, kanë zbarkuar forca të shumta policie të cilat kanë arrestuar menaxherin Marson Murataj dhe dy shoferët.

Newsbomb.al ka siguruar një email të shpërndarë në rrjet nga hakerat që u futën në postën elektronike të Gledis Nanos dhe Policisë së Shtetit.

Korrespondenca e DEA-s per Policine Shqiptare

Një ditë pasi Policia shqiptare zbarkoi në magazinat e “Bana King” dhe njoftoi kapjen e sasisë së kokainës, zyra e DEA-s Amerikane, dega e Athinës në Greqi, i ka dërguar një korrespondencë Njësisë së Hetimit të Drogës në Shqipëri.

“Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtare e Ekuadorit ka sekuestruar rreth  33.55 kg kokaine. Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të  kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banana dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri.” Kompania marrëse ishte ZICO SHA, është mesazhi, sipas informacionit të rrjedhur në publik.

Korrespondenca e DEA-s per Policine Shqiptare

Po ashtu, DEA informon se edhe në vitin 2018 një burim i tyre i ka informuar duke u thënë se Trifon Murataj vazhdon kontrabandimin e kokainës me shumicë në Shqipëri dhe e ruan atë në magazinat e “Klanit të Fierit”. Më pas ky shtetas, sipas DEA-s, e përzien dhe prodhon sasi të mëdha.

“Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë  Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri. Burimi ka deklaruar se TRIFON perdor nje kompani importimi ne Durres/Shqiperi me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha”, përmbyllet korrespondenca.

Më shumë


spot_img








spot_img