Hapësire reklamuese

Politikë

Korreshi për protestën e fermerëve të Myzeqesë: Shtet që të vjedh votën e të jep dajakun, hajde flisni me fermerët për lulëzimin e bujqësisë, po kam frik se...

Shkruar nga Newsbomb
Korreshi për protestën e fermerëve të Myzeqesë: Shtet

Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka reaguar për protestën e zhvilluar ditën e sotme në zonën e Myzeqesë, ku fermerët kundërshtuan miratimin e Paketës së re Fiskale të viti 2022. Ata nuk pranojnë vendosjen e 10% për TVSH për imputet bujqësore.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se fermerët janë lënë nga qeveria në mëshirë të fatit.

Korreshi ironizon ministren e Bujqësisë duke thënë se flet për akademinë e  pozon me shalqi, por nuk i bëhet vonë që fermerët kanë falementuar e serat nuk po mbillen me.

Postimi i plotë i deputetit të PD:

Fermeret ne polici, Ministrja ha shalqi!

Sapo dolen fermeret e fundit nga Komisariati i policise Lushnje, ne Uren Vajgurore akoma skan dal.

Trishtim kur shikon kete shtet qe te vjedh voten e te jep dajakun.

Fermeret e Myzeqese por jo vetem me ane te Sindikates se Fermereve por edhe me Shoqata te tjera sot kane protestuar tek rotondo e Plugut ne Lushnje.

Pak dite me pare ata i kane nisur disa kerkesa Kryeministrit per nevojat imedjate qe ka bujqesia dhe nismat qe duhet te ndermar qeveria.

? Kerkesa Nr.1.

Subvensionim direkt i fermerit per njesi

te prodhimit me 10 lek per kg .

-Instrument per formalizim.

-Instrument zhvillimi jo perkraje sociale.

-Lufton korrupsionin dhe burokracine.

-Stimulon suksesin,lufton parazitizmin.

-Garanton efektshmeri te shpenzimit.

-Zero kosto inplementimi.

? Keskesa Nr.2.

Stimulim të eksportuesve nëpërmjet Drejtrisë së

Pergjithshme të Doganave (sipas modeleve të rajonit)

me 3 lek/kg.

-Instrument per mbrojtjen e eksporteve qe per kushtet

specifike te vendit tone jane biznes me risk.

? Kerkesa Nr.3.

Barazim te shkalles se TVSH-se ne shitje

me ate ne blerje ne sektorin e bujqesise .

-Garanton taksim te ligjshem,te drejte dhe te

ndershem per operatoret e sektorit.

-Formalizon sektorin,rrit te ardhurat ne Buzhet.

-Rrit kerkesen per produktin vendas.

-Rrit interesin dhe te ardhurat e fermerit.

? Kekesa Nr.4.

Terheqje nga tatimi me 10% TVSH

i imputeve bujqesore.

-Nuk eshte koha e duhur per kete tatim shtese

sepse kosto e imputeve bujqesore eshte rritur

me 50-100% per shkak te krizes globale te energjise.

Konteksti kerkon nderhyrje ne kah te kundert.

? Kerkesa Nr.5.

Kerkojme orjentim te Fermereve nga Min.Bujq.

Kekojme laboratore te akredituar per analiza

te tokes dhe te produkteve bujqesore.

Garantim te cilesise se imputeve bujqesore.

Siguria ushqimore eshte siguri kombetare.

? Kerkesa Nr.6.

Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin

me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë 

me produktet bujqësore për të  garantuar  interesat e

paleve në këtë treg.

Duke rene ne veshin e shurdher te qeverise ata sot dolen te protestojne pasi prej kohesh bujqesia po lengon.

Sot dolen te protestojne jo vetem fermeret por edhe grumbulluesit e perimeve te trumbetuar fort nga Ministrja e Bujqesise se shiko çka bere qeveria per ta u ka bere koshere te bukura por harron se ska me blete brenda. E ne ketej nga anet tona i themi te rrofte kosherja.

Ministrja na flet per akademine e na pozone me shalqine por nuk i behet vone qe fermeret kane falementuar e serat nuk po mbillen me.

Nese keni kurajo hajdeni tregojani ketyre fermereve ketu se sa shume i doni e si e keni lulezuar bujqesine po kam frik se nuk do gjeni me rrugen per ne shpi.

Qeverria juaj hajdute ka deshtuar, fermeret i keni lene ne meshire te fatit e i genjeni sa here keni zgjedhje. Grumbulluesit i perdorni per tu marre votat e tani su hapni telefonat skeni kurajo te vini te perballeni.

Ju sot sollet gjithe policine e shtetit e ushtruat dhune mbi ta nderkoh qe kete polici jua servirni krimit per te ruajtur parcelat e hashashit.

Sot buxheti juaj per bujqesine eshte mashtrim tjeter premtuat ne shtator e tjeter na del ne janar jua thashe edhe ne parlament.

U bej thirrje te gjithe deputeteve te majte e te djathte qe kane marre qofte edhe nje vote ne keto zona te reagojne fort sa jemi ne kohe per te ndihmuar bujqesine se blegtoria tashme eshte e falimentuar.

Ti leme akademite e ministres e tu vime ne ndihme me paketa ekonomike fermerit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu