Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ironia e Korreshit: Flutura heroinë ishte në rrezik, e mori Lulushi në krah...

Shkruar nga Newsbomb
Ironia e Korreshit: Flutura heroinë ishte në rrezik, e mori Lulushi

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka bërë një reagim në Facebook lidhur me incidentin e ndodhur tre ditë më parë në ambientet e Komisionit të Medias.

Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nuk lejuan që Flutura Açka të vijonte normalisht mbledhjen, madje në një moment ata tentuan t’i merrin edhe mikrofonin.

Përplasja mes Bardhit, Açkës dhe Nokës nisi për shkak se Bardhi akuzoi Açkën se kjo e fundit është kthyer në zërin e kryeministrit Rama, dhe se ka lënë mënjanë interesat e Partisë Demokratike.

Përmes publikimit ironizues në Facebook, Korreshi e nis shkrimin e tij me fjalët: “ Vajtimi për nuk duhet të ndalet!”, ndërsa thotë se Açka po punon për qeverinë dhe jo për opozitën.

LEXO EDHE: Debat mes opozitës në Komisionin e Medias, Bardhi dhe Noka përplasen me Açkën

“Flutura tashmë është e sigurtë në kabinen e qeverisë”, shkruan ndër rreshta Korreshi.

Deputeti demokrat hedh akuza edhe ndaj Lulzim Bashës, i cili i cilësoi aktet e Bardhit dhe Nokës si “vepra burracakërie”.

Lidhur me këtë Korreshi thotë: “Vete Lulushi e mori në krah heroinen e re, i pikelluar që dikush nuk e kopanis atë vetë që të viktimizohet.”

Postimi i plotë nga Saimir Korreshi në Facebook

Vajtimi per Fluturen nuk duhet të ndalet!

Pas ngjarjes se Reçakut ajo çka i ndodhi Flutures mund të konsiderohet tragjedia e dytë kombetare.

Vajtimi per të është legjitimin. Kuja tek i madh dhe i vogel e ndershme.

Flutura ishte në rrezik. Per Gaz Bardhin e Flamur Noken duhet kthyer denimi me vdekje. Shoqata grashë, veteranesh, bijë të popullit punojes, pionieret e Edi Rames të gjithë kerkojnë drejtësi e shpagim.

Me të drejtë në çdo ekran del portreti i saj mes plagesh. Qendresa si model frymëzimi per brezat.

Vete Lulushi e mori në krah heroinen e re, i pikelluar që dikush nuk e kopanis atë vetë që të viktimizohet.

Në emisone Flutura, në lajme po ajo.

Shqiperia pyet çfarë i ndodhi? Ç'beteje bëri? Ç'armiq mundi? Kush ju gjend pranë kur dhuna e goditi? Kush ja lidhi plaget, Evis Kushi,mjeku popullor xherah Ismet Beqiri, kush?

Lotet burojnë çurg, sytë janë të qullur, xhani vater zemerimi. Rapsodet po bëjnë garë kush epiken me të mirë do bëjë, në Argjiro a Nore qe, ne Bule a Zonja Çurre?

Në shkolla temat e hartimeve gelojne " heroizmi i Flutures në shekuj" , "Flutura dhe demokracia" , "Flutura fluturon lart". Në të shtuna sokaqeve gratë mblidhen e kujtojnë bëmen dhe oiaaa e tyre derdhet luginave. Kudo dhe çdo dite kombi mediton se ajo që Flutures i ndodhi duhet të na mbajë zgjuar, të na mbledhe rreth liderit suprem Edi Rama.

Mos e nderprisni vajin o njerez të mirë. Shi të bjere mbi ne. Ai ju ndihmoni me rrekene e tij që të ndahen njehere e mire brigjet e fajit me ato të virtytit tek Flutura tashmë është e sigurtë në kabinen e qeverisë.

Per disa vite ishte zakon që kudo të shtinin limon në gotë , në meze , mbi shalqi apo kungull, madje dhe ne librari merrje një fletore dhe të zgjasnin edhe nje limon. Tani kudo të japin një fotografi të Flutures ikones së re heroike të Rilindjes.

Bujqesia do lëngoj dhe lotet e derdhura çurg, derman si benë. Gruri nuk dihet ne do te ngreje me perpjet koken as shalqini sado i shartuar me kungull nuk do marre ngjyren e plageve te marra nga kjo beteje heroike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese