Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Koronavirusi vdekjeprurës, studentja shqiptare kthehet nga Kina: Mediet e kanë ekzagjeruar. Do të kthehem përsëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

29c11c730fae6b3351701939ff1e2341

Numri i viktimave prej koronavirusit në Kinë vijon të rritet dhe drejt vendit tonë janë kthyer disa shtetas shqiptarë për t’i shpëtuar këtij virusi vdekjeprurës.

 Studentja Lorela Shelegu është kthyer në Shqipëri dhe gjatë një pronocimi për news 24 thotë se situata e paraqitur nga media është e ekzagjeruar dhe kjo ndikon negativisht tek shqiptarët që jetojnë në Kinë.

“Mediet e kanë enzagjeruar. Nuk them se është situatë e mirë por është ekzagjeru pak. Masat janë marrë prej institucioneve. Unë momentalisht jam këtu por shumë shqiptarë që janë në Kinë jetojnë dhe punojnë atje kjane te shqetesuar.

Shteti i Kinës me masat që ka marrë ka bërë që të ndiehen më të sigurt dhe është diçka që do të kalojë shpejt. Pres të përmirësohet situata dhe do të kthehem”, ka thënë Lorela Shelegu.

Deri tani raportohet për 170 të vdekur dhe me një rast të konfirmuar në Tibet, çfarë do të thotë se tashmë virusi është përhapur në të gjitha rajonet e Kinës. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img