Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Koronavirusi, Soreca jep lajmin e mirë: KE gati të ndihmojë Shqipërinë pas shpërthimit të COVID-19. Një vendim pozitiv për negociatat…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a5b6c29b197a3ae19a68899ea9eea6b7

Ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian është gati për të dhënë suportin e tij për ballkanin perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë, pas shpërthimit të COVID-19.

 

Ndërkaq Soreca ka shtuar se vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Komisioni Evropian është gati për të dhënë suportin për ballkanin perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në adresim të shpërthimit të COVID-19.

Komisioni Europian  po shikon gjithashtu mundësitë për të ridrejtuar fondin #IPA. Një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Soreca në “Twitter”.

Kujtojmë se disa ditë më parë Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian është duke punuar në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19, ndërsa shtoi se është në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe se BE është e gatshme për të dhënë edhe ndihmë financiare nëse do të jetë e nevojshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img