Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Koronavirusi/ Raportohen vdekjet e para në Afrikën e Jugut, shtetet fillojnë mbylljen e kufijve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Afrika e jugut ka konfirmuar dy vdekjet e para nga koronavirusi ditën e sotme, duke krijuar një situatë alarmi te autoritetet.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Mkhize, i cili tha se dy viktimat ishin nga provinca e Kepit Perëndimor.

Numri i të infektuarve në Afrikën e Jugut e ka kaluar shifrën 1000.

Mbi 57 milion njerëz janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi autoritetet vendosën që të izolojnë vendin për 3 javë.

Kenia, Ruanda dhe Mali janë disa nga vendet që kanë raportuar 3202 persona të infektuar dhe 87 viktima.

Edhe pse shifrat në Afrikë janë shumë larg atyre të Europës, shtetet afrikane kanë filluar të mbyllin kufijtë e tyre, si një mënyrë për të parandaluarpërhapjen e koronavirusit.

Më shumë


spot_img









spot_img