Hapësire reklamuese

Aktualitet

Koronavirusi/ Publikohet skandali, sherr mes drejtoreshës dhe mjekëve në Qendrën Shëndetësore 8: Nuk kemi maska dhe doreza

Shkruar nga Newsbomb

 Një video që tregon mungesën e mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit në qendrën Shëndetësore numër 8 në Tiranë është bërë publike ditën e sotme.

Nga audioja e publikuar dëgjohet debati mes drejtoreshës së qendrës Shëndetësore nr.8 me stafin, të cilët ankohen për mungesë të mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit.

“Nuk kam as doreza nuk kam as maskë, ku të shkoj me përparëse. Kjo nuk ësthë masë mbrojtëëse”, dëgjohet në audio një pjesë nga debati.

Ndërsa ish-deputeti i PD, Bardh Spahiu që ka publikuar audion thekson se mjekët janë më të pambrojturit dhe se masat e qeverisë kundër koronavirusit janë vetëm propagandë.

“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare.

Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën”, shkruan Spahia.

Mjekja: Pa alkool, pa ujë e di si kemi qenë këto ditë?! Të marrim raki nga shtëpia.

Drejtoresha: Po merreni, dezifektantë të ndryshëm…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu