Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
4.1kmh
0 %
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Koronavirusi prek Shqipërinë? Manastirliu vendos masa të rrepta në Rinas: Sot kanë hyrë 17 persona nga Kina

spot_img

Lajme të ngjashëm

fdc5004720173799e636e67f2988a8f7

Prej disa ditësh Koronavirusi në Kinë ka alarmuar edhe Shqipërinë për shkak të rrezikut që ekziston për t’u përhapur.

 

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar në aeroportin e Rinasit ku ka treguar masat e marra që ky virus mos të prekë Shqipërinë.

Ajo ka theksuar se deri më sot nuk ka pasur asnjë rast të shënuar në vendin tonë.

Madje, gjatë ditës së sotme kanë hyrë 17 persona nga Kina, të cilët kanë rezultuar pa asnjë problem.

‘Nëse do të ketë ndonjë problem do të inspektohet. Ndaj ajo që doja të shihja tani informacioni që do të paraqitet për të pasur kujdes. Ky informacion është për të gjithë pasagjerët që ta shohin dhe ta kenë në kohë reale për tu informuar. Duhet theksuar një fakt për bashkëpunimin e mirë me drejtorinë e emigrantëve, që na mundësojnë një lidhje me emigrantët jashtë.

Një ndër elemenët shumë të rëndësishëm është marrja e masave të higjenës në ambjentet me shumë persona. Ndaj ne do vijojmë me marrjen e masave higjenore. Do të shpërndahen disa postera informuese në rast se çfarë duhet të dimë dhe çfarë duhet të bëjmë.

Vlen të theksohet se deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast dhe asnjë të dyshuar për Koronavirusin.

Sot në mëngjes kanë ardhur 17 persona u panë dhe u intervistuan. U pa që nuk kishin probleme dhe u lanë të lirë. Shqipëria konsiderohet një vend me rrezik të ulët, por vlen të theksohet këto masa që ne kemi marrë për masën e gjerë’, tha ndër të tjera Manastirliu.

Më shumë

spot_img