Hapësire reklamuese

Bota

Koronavirusi prek edhe Amerikën Latine, viktima e parë në Argjentinë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, ndërsa është shënuar edhe viktima e parë në Argjentinë, i pari për një shtet në Amerikën latine.

Ministria e Shëndetësisë Argjentinase njoftoi se një person që vuante nga koronavirusi ishte shtruar në spital prej disa ditësh, ndërsa gjeti vdekjen në spitalin e Buenos Aires.

Në deklaratën e ministrisë, viktima është 64 vjeçari Guillermo Abel Gomez.

Ai ishte kthyer nga Franca në 25 shkurt, ndërsa tre ditë më vonë kishte shfaqur shenja të koronavirusit.

Në Amerikën Jugore rastet e identifikuara me koronavirus janë shumë të pakta, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku koronavirusi po përhapet me shpëjtësi.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.