Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Koronavirusi po ‘tmerron’ dhe Italinë fqinje, Panariti: Rreziku te porta, QSUT s’ka pajisje, nuk mund ta dallojë gripin e zakonshëm nga virusi vdekjeprurës

Lajme të ngjashëm

Pas situatës alarmante në Italinë fqinje, ku mbi 50 persona janë prekur nga koronavirusi dhe dy të moshuar kanë humbur jetën, ka reaguar edhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ai thotë se rreziku është te porta, dhe se QSUT nuk ka pajisje për të dalluar gripin e zakonshëm nga virusi vdekjeprurës.

Me këto mungesa, Panariti thotë se personat me koronavirus në rastin e Shqipërisë nuk mund të karantinohen dhe të izolohen në rast se nuk zbulohen.

Po ashtu Panariti thotë se në pikat kufitare nuk ka ende termoskanerë për të veçuar udhëtarët me ethe dhe temperaturë.

Postimi i Panaritit

Rreziku te porta! A do te na mbroje mjekesia e PPP-ve?
Drejtori i Organizates Boterore te Shendetesise, tha dje qe dritarja e mundesive te kontrollit te perhapjes botërore te koronavirusit, po ngushtohet gjithnjë e me teper.

Thene ndryshe, pergatituni per nje pandemi dhe vendet te marrin masa që te ruhen vete.

Rrezikun nuk e kemi me larg, por para portes.. Sepse ne Itali numri i te infektuarve me virusin, u katerfishua dhe qeveria ka futur ne karantinë 12 komuna ne veri.

Te premten u shenua viktima e dyte aty. Aftesia ngjitese dhe perhapese e virusit eshte e frikshme.
Profesore te nderuar te QSUT në Tiranë ngrene alarmin per mungesen e pajisjes se tipizimit (zbulimit) te virusit (Real Time PCR).
Kjo sepse kontrata PPP nuk e parashikon kete..

Kjo do te thotë qe QSUT nuk mund te dalloje gripin e zakonshëm nga virusi vdekjeprurës covid – 19 dhe per rrjedhojë nuk mund te izoloje dhe karantinoje te infektuarit e mundeshem me kete koronavirus.
Kjo do te thotë qe te infektuarit mund te levizin, kontaktojnë dhe perhapin infeksionin te te tjeret.
Pa permendur ketu qe kapacitetet tona karantinuese dhe te trajtimit me frymemarrje te asistuar ne rast shperthimi te infeksionit jane teresisht te pamjaftueshme.!

Nuk flasim me per rrezik hipotetik por per rrezik real.
Akoma nuk eshte vendosur nje termoskaner ne pikat e hyrjes kufitare per te vecuar udhetaret me ethe dhe temperature..
Nuk e di se çfarë presin me?! Rreziku eshte pas dere!


Më shumë