Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Koronavirusi nuk njeh ‘status’, PAPA Françesku shkon në këmbë në Kishë për t’u lutur (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

02161193b7323f7b7068fdb0532a2475

Italia është e futur e gjitha në karantinë, ndërsa është ndaluar edhe qarkullimi i makinave, që ka bërë që në rrugët e Romës të ecë në këmbë një njeri jo i zakonshëm, por vetë PAPA Françesku.

Kreu i Kishës Katolike është parë duke iu drejtuar Kishës San Marcello al Corso, ku ndodhet edhe Kryqi që konsiderohet se bëri mrekullinë në epideminë e murtajës në 1600 në Romë.

Nuk dihet nëse ka qenë vetë dëshira e PAPA Françeskut të ecë në këmbë, apo janë rregullat e qeverisë italiane që nuk kanë bërë përjashtim për një nga personat më me influencë në botë.

Mosha e madhe apo  problemet shëndetësore që ka shfaqur kohët e fundit, nuk e kanë ndaluar PAPËN që në këto ditë të vështira të shëtisë sadopak në rrugët e Romës.

Kujtojmë se Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, pasi numri i të infektuarëve i ka kaluar 24 mijë, ndërsa ka patur edhe mbi 1800 vdekje.

5a9df3dc-da6f-4089-8c30-452fb9e91956-1584298742-730x440.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img