Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Koronavirusi merr moshat e treta’, Dom Gjergj Meta jep mesazhin prekës krah prindërve: Jam i ngushëlluar...

Shkruar nga Newsbomb

Ipeshkvi i Dioqezës së Rreshenit, Dom Gjergj Meta ka deklaruar pas statiskave të shumta, ku kanë rezultuar se viktimat më të mëdha të koronavirusit janë moshat e treta.

Ai ka publikuar në “Facebook” një foto, në të cilën shfaqet mes dy prindërve dhe shprehet se këto fakte nuk janë ngushëlluese.

Dom Gjergj Meta thotë se ndihet i ngushëlluar kur i ka pranë dhe mund t'i përqafoj.

Postimi i plotë:

"Janë të moshës së tretë ata që vdesin nga koronavirusi" - thuhet shpesh në këto ditë, si të ishte një fakt ngushëllues.

Aspak nuk është ngushëlluese kjo gjë. Unë jam i ngushëlluar kur i kam pranë dhe mund t'i përqafoj ...

Mos t'i rrezikojmë të dashurit tanë.

P.S. Fotoja është ilustruese ...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu