Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Koronavirusi, kompanitë ajrore britanike anulojnë fluturimet me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Avionet e Ryanair qe kane anulluar udhetimet

Operatorët e linjave ajrore British Airëays dhe Ryanair kanë anuluar me qindra fluturime, mes tyre edhe fluturimet drejt vendit tonë, për shkak të frikës nga koronavirusi.

Anullimet e British Airways përfshijnë Italinë, Francën, Austrinë, Belgjikën, Gjermaninë, Irlandën dhe Zvicrën, ndërsa janë ndërprerë udhëtimet edhe me Nju Jorkun.

Kompania tha se anullimet e fluturimeve kanë ardhur si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Ndërkohë Ryanair do të ulë numrin e fluturimeve me 25%, veçanërisht në udhëtimet drejt dhe nga Italia.

Transportuesi me bazë në Dublin tha se do të operonte një orar të zvogëluar midis 17 marsit dhe 8 prillit për shkak të një "rënie të konsiderueshme të prenotimeve" gjatë periudhës së shkaktuar nga shqetësimi për COVID-19.

Më shumë se 90,000 raste të konfirmuara dhe të dyshuara të COVID-19 janë regjistruar globalisht dhe ka pasur më shumë se 3,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur shpërthimin.

Mund të ketë një "zgjerim shumë domethënës" të numrit të rasteve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar kryeministri Boris Johnson.

Numri i të prekurve nga koronavirusi  në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 39.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll