Hapësire reklamuese

Aktualitet

Koronavirusi/ Gjatë 24 orëve të fundit zbarkojnë nga Kina në Rinas 5 persona! ‘Kontrollohen’ vetëm me disa pyetje

Shkruar nga Newsbomb
Lorenc Harshova

Ka arritur në 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, ndërsa numri i të prekurve sipas autoriteteve kineze është më shumë se 4500.

Deri tani nuk raportohen për raste të infektuarish në Shqipëri megjithatë ekziston frika për shkak të lëvizjeve përmes aeroporteve.

Lorenc Harshova, shef i Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor në aeroportin e Rinasit thotë për newsbomb.al se gjatë 24 orëve të fundit, nga Kina në Rinas janë futur 5 persona të cilët kanë kaluar tranzit.

Newsbomb.al pyeti Harshovën nëse këta persona i janë nënshtruar ndonjë kontrolli të veçantë por ai tha se deri tani është përdorur vetëm pyetsori i OBSH.

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 persona të ardhur nga Kina në Rinas. Këta persona, janë intervistuar në bazë të një pyetësori të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe deri tani nuk kemi asnjë problem”, tha Harshova ndërsa shtoi se mes 5 personave të ardhur në Shqipëri, ka studentë por edhe turistë.

Deri tani pra, e vetmja mënyrë kontrolli që ushtrohet në Rinas janë disa pyetje-përgjigje me personat e ardhur nga Kina dhe asgjë specifike që mund të ketë lidhje me ndonjë kontroll shëndetësor edhe pse autoritetet sigurojnë se situata është nën kontroll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese