Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Koronavirus/ U kthyen nga Kina në Ukrainë, autobusi qëllohet me gurë nga protestuesit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa protestues në Ukrainë kanë sulmuar  një autobus me persona të evakuuar nga Kina, pas shpërthimit të koronavirusit.

Të evakuuarit u dërguan në spitalin e Navi Sanzhary ku do të mbahen në karantinë për 14 ditë.

Protestuesit kanë goditur me gurë autobusin dhe policinë, e cila kishte shkuar në vendngjarje për të qetësuar protestuesit, duke lënë 9 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

“Ata persona që sot hodhën gurë tek autobusi me të evakuuarit do të marrin një masë ndëshkimi”, tha  Ministri i Brendshëm Arsen Avakov.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje protestuesve që të qetësohen se nuk ka asgjë t’u alarmuar, pasi personat do të mbahen në kontroll dhe në karantinë për 14 ditë.

Ministri i Brendshëm, Avakov tha se të kthyerit janë 45 shtetas ukrainas dhe 27 shtetas të vendeve të tjera, përfshirë Argjentina, Ekuadori, Republika Domenikane, El Salvador, Kosta Rika, Mali i Zi, Panama dhe Izraeli.

Kujtojmë se Ukraina nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Ndërsa, numri i të vdekurve në botë nga koronavirusi ka shkuar në 2.200, ndërsa të infektuar janë rreth 76.600 persona.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img