“Potamophylax coronavirus”, ky është insekti më I ri dhe ndodhet në Bjeshkët e Nemuna.
Prej pesë vitesh profesori Halil Ibrahimi hulumtoi mbi këtë insekt për të cilin më parë nuk kishte informacione se ndodhej në Kosovë.
Ai së fundmi ka treguar se pse e ka quajtur “Coronavirus” këtë insekt.
Ky Insekt sipas tij është shumë I dobishëm, paqësor dhe ka një rol mjaft të rëndësishëm në ciklin e ushqimit në ujëra, gjithashtu është një tregues majft i mirë për cilësinë e ujit. Ky zbulim në të gjithë mediat botërore është shkruar si një zbulim i “Potamophylax coronavirus”.
“Gjatë një ekspedite në terren në vitin 2016 e kemi gjetur për herë të parë, pastaj hulumtimet kanë vazhduar edhe disa vjet tjera, është finalizuar gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit dhe është publikuar. I takon një grupi të insekteve që jetojnë pjesën më të madhe të tyre në ujë. Insekti i takon grupit që janë endemike, janë të përhapura në zona të ngushta, secili vend në Ballkan i ka llojet e vet. Është insekt i dobishëm, paqësor, e ka një rol shumë të rëndësishëm në ciklin e ushqimit në ujëra. E ka edhe njëfarë roli që edhe na tregon se cili është kualiteti i ujërave, kështu që duke i përcjellë këto inskete ne e dimë se çka po ndodhë në ujëra”- tha ai për mediat kosovare.