
Pandemia e Covid-19 ka treguar edhe njëherë se nuk kursen askënd.
Së fundmi, virusi famëkeq është “futur” në mbretërinë e Suedisë, pasi kanë rezultuar mbartës të Covid-it, princi i kurorës Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princesha Sofia.
Një ditë më parë, çifti të cilët kanë dy fëmijë shfaqen simptoma të ngjashme me Covid-19 dhe pas testit mësuan se janë të infektuar.
Çifti mbretëror është izoluar së bashku me dy fëmijët e tyre, princat Aleksandër, katër vjeç dhe Gabriel, tre vjeç.
Gjithashtu janë duke u testuar për koronavirus dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore si mbreti Carl XVI Gustaf, mbretëresha Silva, Princesha Victoria dhe Princi Daniel.