Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Koronavirus i merr jetën zyrtarit të lartë të Iranit, rriten shifrat me shpejtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

bcbf4b7ed0b715f869edbc0ccc2825c8

Anëtari i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit Ayatollah Hashem Bathaji Golpayegani vdes dy ditë pasi rezultoi pozitiv në testin e koronavirus, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 850, raporton Aljazeera.

Ayatollah Hashem Bathayi Golpayegani, 78 vjeç, vdiq dy ditë pasi u shtrua në spital.

Golpayegani përfaqëson Teheranin në asamblenë e ekspertëve, një organ i përbërë nga 88 studiues myslimanë që emëron dhe monitoron udhëheqësin suprem të Iranit.

Deri më tani në Iran rreth 14,000 njerëz janë infektuar ndërsa kanë vdekur 853 – 129 prej të cilëve gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i vdekjeve dhe të infektuarve nga koronavirusi ka qenë në rritje që pas dy vdekjeve të para kur u njoftuan në 19 shkurt.

Shifrat e ministrisë së shëndetësisë tregojnë se 55 përqind e vdekjeve ishin të moshës 60 vjeç, ndërsa rreth 15 përqind më të rinj se 40 vjeç.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img