Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Koreja e Veriut nis transmetimin e Lojërave Olimpike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Televizioni shtetëror në Korenë e Veriut ka nisur të transmetojë për herë të parë Lojërat Olimpike të mbajtura në Tokio.

Sipas raportimeve, televizioni koreano-verior ka transmetuar rreth 70 minuta të ndeshjes së femrave mes Britanisë së Madhe dhe Kilit.

Në fakt, kjo ndeshje është luajtur në 21 korrik. Më herët Koreja e Veriut i ka transmetuar Lojërat Olimpike vetëm pak ditë pas ceremonisë së hapjes.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ndeshja e femrave u transmetua pa audio dhe me cilësi të dobët. Është e paqartë se ku i kanë siguruar pamjet. Vitet e kaluara, pamjet i janë ofruar nga “Unioni i Transmetimit Azi-Paqësor”.

Në Lojërat Olimpike të Tokio 2020, Koreja e Veriut nuk dërgoi delegacion, duke thënë se dëshiron të mbrojë atletët nga Covid-19.

Autoritetet vendase raportojnë për zero raste me koronavirus, por realiteti besohet të jetë ndryshe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img