Koreja e Veriut ka testuar një tjetër raketë balistike. Ky lajm është bërë me dije nga vetë autoritetet koreane, ndërkohë që SHBA ka paralajmëruar se Kim Jong-un po bëhet gati për testimin e armëve bërthamore këtë muaj.
Nëse kjo gjë do të ndodhë, do të bëhet fjalë për testimin e parë bërthamor të Koresë së Veriut në 5 vitet e fundit.
Koreja e Jugut dhe SHBA e kanë konsideruar testimin e sotëm si një “shkelje të qartë të rezolutave të Këshillimit të Sigurimit të OKB-së dhe një kërcënim serioz që cenon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.
Gjithashtu edhe Ministri i Mbrojtjes i japonisë ka reaguar në lidhje me këtë testim të Koresë së Veriut duke e quajtur si të “papranueshëm”.