Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë duke shkelur rregullat e Kombeve të Bashkaura ndërsa vetëm pak kohë më parë testoi edhe bombën me hidrogjen.
Peniani kishte deklaruar se do të kryente disa teste shkencore për hedhjen e satelitëve në hapësirë, por sipas ekspertëve ndërkombëtarë bëhet fjalë për një test luftarak të maskuar.
Rusia e ka cilësuar veprimin e Koresë së Veriut një “dëmtim të sigurisë rajonale”, ndërsa menjëherë pas testit ka reaguar edhe Ministria e Jashtme kineze, qeveria britanike dhe Koreja e Jugut ndërsa sekretari i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon e ka quajtur një “veprim provokativ”.