Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Kordinatori i Spitalit Infektiv: Në QSUT situata nuk është e mirë, humbjet e jetëve do jenë më të mëdha dhe gjendja do agravohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

03bde6f9229f94d210f59bcdb53c7b47

Koordinatori i Spitalit Infektiv Krenar Lilaj, ka thënë mbrëmjen e sotme se numri i personave të prekur nga covid-19 në vend po rritet dhe situata do të agravohet nëse vazhdohet kështu, pasi numri i vdekjeve do të jetë më i madh.

“Situata në QSUT nuk është e mirë për shkak të të sëmurëve të infektuar që janë rritur ditët e fundit. Si pasojë edhe humbjet e jetëve do të jenë më të mëdha. Nëse gjithkush nuk bëhet i ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje, kjo situatë do të agravohet. Nuk do të reshtim së thëni që gjithkush duhet të marrë masat në mënyrë që të shmangë infektimet ndaj kësaj sëmundje, e cila përbën rrezik për vetë pacientin, por edhe për të tjerët”, tha Lilaj në emisionin “RepolitiX”.

Gjithashtu, duke iu referuar së pari rastit të QSUT, kordinatori i Infektivit shtoi se është e papranueshme që një mjek apo një infermier të infektohet dhe më pas të infektojë pacientët.

Dihet që kjo sëmundje është e transmetuar në ato mjedise ku ka grumbullim njerëzish. Spitali hyn në mjedise të tilla. Përgjegjësia e personelit mjekësor sa i përket profesionalizimit dhe rrezikshmërisë që mbart me vete personeli mjekësor është më e madhe. Megjithatë kemi të bëjmë me situata emergjente. Me manipulime apo trajtime të tilla që në momente të caktuara mund ta humbasësh kontrollit dhe mund të infektohesh.  Është e papranueshme që një mjek apo një infermier të infektohet dhe të infektojë pacientët. Që në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë ne kemi ndërtuar protokollet për masat mbrojtëse. Protokollet janë zbatuar, madje janë bërë edhe trajnime për personelin në QSUT”, u shpreh Krenar Lilaj.

Më shumë

spot_img