Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Korçës nuk e ka marrë aspak në shqyrtim një projekt të sjellë nga Biblioteka për shitjen e tre tonë librave.
Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, që në fillim të mbledhjes u ka thënë anëtarëve të Këshillit Bashkiak se ky project nuk mund të shqyrtohet, dhe librat duhet të shihen me kujdes edhe pse mund të përdoren si relike.
Ndërkaq, në fillim pati një lloj reagimi për vendimet e bëra publike nga Këshilli Bashkiak. Shoqëria civile protestoi në rrjetet sociale për asgjesimin elibrave. Ka qenë vetë kreu i Bashkisë që e ka nxjerrë këtë cështje nga rendi i ditës.