
Një 31-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar pesticide. Rasti është regjistruar këtë të hënë në Korçë.
Policia bën me dije se ajo është dërguar për kurim drejt Spitalit të Tiranës, pasi kishte konsumuar pesticide. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen arsyet që e shtynë të renë drejt këtij akti, por vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 09.03.2024, një 31-vjeçare, banuese në Korçë, ka konsumuar një sasi pesticidi, në banesë. Pas mjekimit në spitalin e Korçës, kjo shtetase u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar," njoftoi policia.
Sondazh
Poll