Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Vlorës, ku Partia Socialiste ka marrë dyfishin e mandateve të Partisë Demokratike.
Janë 8 mandatet e fituara nga PS në këtë qark, ndërsa 4 mandate i takojnë PD-së. Humbësja e madhe në këtë qark është LSI, e cila nuk ka marrë asnjë mandat, me nënkryetarin Luan Rama që ka ngelur jashtë parlamentit.
Këta janë deputetët që kanë fituar mandatin e deputetit deri më tani:
PS
1. Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
PD
1.Bujar Leskaj
2. Ina Zhupa
3. Fation Veizaj
4. Arbi Agalliu