Evakuohen banorët nga një pallat te Kopshti Botanik në Tiranë pasi rrëshqitja e madhe e dherave rrezikon shembjen e pallatit.
Banorët prej disa ditësh kanë ndjerë dridhje të pallatit ku banonin. Një kompani ishte duke hapur themelet e një pallati të ri, poshtë tij, gjë që ka shkaktuar rrëshqitjen e dherave dhe rrezikimin e jetës së banorëve. Deri më tani janë evakuar 35 familje.
Autoambulanca ka shkuar në vendngjarje, po kështu edhe specialistët për çdo të papritur. Nuk dihet se si do zgjidhet situata, por tashmë banorët janë akomoduar në një hotel.
Sondazh
Poll